MENU
klinika

Urimet për këngëtaren

Sa vjeç bën Irma Libohova dhe sa tregon?

15.04.2019 - 14:37

Këngëtarja e njohur, Irma Libohova,feston sot 60-vjetorin e saj të lindjes.

Ajo ka marrë shumë urime nga familjarë, miq dhe kolegë e një ndër urimet që të binte në  sy dhe ishte mjaftë i ëmbël është ai i koleges dhe mikes së saj Aurela Gaçe.

Tepër i veçantë ishte urimi ku Aurela shprehet se Irma në sytë e saj është ende 20-vjeç dhe frymëzim për çdo brez të ri.

kolana e librave

Sapo ka mbushur 20 vjec. Ne pasaporte sapo i beri 60 vertete, por ne energjine e pashtershme qe ka ,eshte frymezim .Edhe 100 Diva e vertete e muzikes Shqiptare. Je pasuri. Kam qene ,jam ,e do te mbetem fansja jote .

Postime ditelindjesh bej rralle ketu ne faqe, por une nuk mund te mohoj kurre se figura e saj ne skene, zeri i saj, mua me ka rritur. Po, isha mbase 13 vjec kur e pashe ne skenen e festivaleve , e si femije, nuk isha e afte te zgjidhja per famen ,a per emrin , as mbase te kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vete. Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqerte.

Ashtu sic e ka femija. Kendoja vetem kenget e saj, ne cdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte ne skene, duhet te pushonin te gjithe sepse une mezi e prisja. Te nesermen e dija kengen permendesh, sepse e incizoja ne koke, e per mua ishte gjithmone fituesja,edhe kur nuk merrte te parin.

Krenare qe zemra ime prej femije zgjodhi kete figure, qe edhe sot, akoma me emocionon. Prandaj nuk mund te mos e uroja publikisht ,Edhe 100 IRMA LIBOHOVA.

Emrin e ke te gdhendur me shkronja te arta ne muziken Shqiptare, e ne brezat qe rriti muzika jote.“- shkruan Aurela në postim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në sheshin “Skënderbej”

Divat e muzikës që sfiduan të ftohtin