04.11.2019 - 09:54
Moti i keq shkakton probleme edhe në Durrës, ku janë përmbytur disa zona të qytetit.
Si pasojë e nivelit të lartë të ujit, disa rrugë janë të pakalueshme.
Raportohet se është bllokuar kryqëzimi tek ‘Stadiumi’, rrethrrotullimi tek ‘Stacioni trenit’ dhe rruga ‘Taulantia’.
Situatë problematike paraqitet edhe në zonën e Shkozetit dhe atë të Spitallës.
Përmbytjet në Durrës kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Për shkak të rreshjeve të shiut , mësohet se është pezulluar lundrimi për peshkarexhat.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë