MENU
klinika

Deklarata e plotë

Si i konceptoi Evropën e Serbinë, plaku i urtë i flamurit kuqezi

06.11.2019 - 12:12

      “Le Siècle” ka botuar, të enjten e 26 dhjetorit 1912, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e Ismail Qemalit për pavarësinë e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Romë, 24 dhjetor. — Ismail Beu, çlirimtari i Shqipërisë, bëri këto deklarata:

Populli shqiptar është i lumtur të shohë se të gjitha fuqitë kanë njohur të drejtën e tij për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të gëzuar të mirat e qytetërimit. Ne jemi të bindur se e gjithë Evropa do të jetë e interesuar për fatin tonë dhe do të kthehemi në territorin tonë kombëtar, i cili, kompakt dhe i bashkuar, do të jetë baza e rendit dhe ekuilibrit në interes të popujve të Ballkanit dhe të paqes evropiane.

 

 

Ne jemi gjithashtu të lumtur të theksojmë se Evropa dëshiron të zgjidhë çështjen ekonomike e cila është e vetmja që në të ardhmen mund të kufizojë pretendimet e Serbisë, të papajtueshme me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që Shqipëria dëshiron të mbajë me të gjithë fqinjët e saj.

Ne besojmë fuqimisht se çështja e qarkullimit të lirë serb në të gjithë Shqipërinë është, në parim, shumë e drejtë dhe do të zgjidhet praktikisht duke respektuar pavarësinë e Shqipërisë së ardhshme.”/darsiani.com

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët