MENU
klinika

"Nëntor i ftohtë"

Kosova nën trysninë jugosllave në Hagë

06.11.2019 - 14:07

     Filmi me regji nga Ismet Sijarina, do të shfaqet për publikun hollandez, në Hagë. “Nëntor i ftohtë” prodhim i Kosovës, do të vijë për dy ditë radhazi, gjatë festivalit “Eastern Neighbours Film Festival”, më 7 dhe 8 nëntor. Lajmin e ka bërë me dije, producenti i filmit, Fatmir Spahiu, i cili, njëkohësisht edhe ka ftuar gjithë bashkatdhetarët tanë në Hollandë, për ta ndjekur.

 

 

“Nëntor i ftohtë” i zhvillon ngjarjet në fillimin e viteve ’90-të, kohë kur qeveria jugosllave, që anuloi autonominë e Kosovës, shpërndau Parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës. E gjithë jeta institucionale në atë kohë, ka bërë që shumica e qytetarëve, asaj gjendjeje të rëndë e të ngarkuar emocionalisht, t’i përgjigjen me demonstrata paqësore.

 

Gjatë kësaj kohe personazhi kryesor në film, Fadili, i cili punon si arkivist, duhet të zgjedhë mes dy mundësish. Filmi “Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka”, në bashkëprodhim me “Albasky Film”, “Audiohaus” dhe “Ikonë”.

Realizimi i këtij filmi pati mbështetjen e Qendrës Kinematografike Kosovë dhe Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqipëri, ndërsa në rolet kryesore, shfaqen aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen