MENU
klinika

Çfarë pozicioni ka tani Buta Biberaj?

Historike/ Shqiptarja fiton zgjedhjet në SHBA

06.11.2019 - 14:15

Shqiptarja me origjinë nga Tropoja, Buta Biberaj, fitoi zgjedhjet për prokurore në qarkun Loudon, shteti Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja, me origjinë nga Tropoja, mposhti në garë republikanen Nicole Wittmann.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Buta Biberaj fitoi 53,684 vota apo 49.5 % kundrejt kandidates tjetër e cila mori 51,476 vota.

Familja e Bude Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që prokuroja tashmë e zgjedhur, ka lindur në SHBA.

Ajo vazhdoi studimet duke u kualifikuar me rezultate të larta në fushën e drejtësisë, ndërsa përgatitja e saj krijoi një impakt dhe mbështetje të madhe në shoqëri si dhe në media.

Ajo garoi nga radhët e Partisë Demokratike dhe mori një mbështetje të pakursyer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN