MENU
klinika

Fjalët e fundit të patriotit

“Tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën…”

09.11.2019 - 17:47

     Atdhetari dhe luftëtari Themistokli Gërmenji (Korçë, 1871 – Selanik, 9 nëntor 1917), do të ndahej nga jeta 102 vjet më parë./Konica.al

Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë, Gërmenji në Korçë, ku mori mësimet e para. Më 1892 mërgon për në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas, u mor me tregti.

U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre atdhetare. Pas Revolucionit xhonturk të korrikut 1908, hotel “Liria” në Manastir, pronë e vëllezërve Themistokli dhe Telemak Gërmenji, u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në vitin 1911 Themistokli Gërmenji shkoi në Itali, ku u lidh me rrethet arbëreshe, pastaj kaloi në Korfuz, ku u aktivizua në një qendër patriotike shqiptare e më pas, më 1912-ën, u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur, që vepronte në krahinën e Korçës.

Në vitin 1912 bashkëpunoi me qeverinë e Ismail Qemalit dhe më 1913-1914, kreu detyra të rëndësishme në administratën e shtetit të pavarur shqiptar. Në shtator të vitit 1914, ai shkoi në Rumani dhe në janar 1915 në Bullgari, ku botoi revistën “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”.

Në vitet 1916-1917 u kthye në Shqipëri, ku luajti rol kryesor për nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916, me të cilin u shpall krahina “autonome” e Korçës.

 

 

Fitoret e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e bënë Themistokli Gërmenjin objekt goditjesh nga politikanë të huaj, që mbanin qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë. Ata trilluan ngjarje të rreme për veprimtarinë e tij si “agjent” i austro-hungarezëve, në bazë të të cilave u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze në Selanik dhe u pushkatua.

Këto janë fjalët e fundit, që si do t’i shkruante të shoqes:

“E dashura ime Evdhoksi,

Rashë dëshmor i çpifjeve. Me qenë se unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën. Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur. Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës.

Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917.
Adresa Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

Dossier/ 100 vjetori i armëpushimit

Letra shqip, nga fronti i luftës së parë


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen