MENU
klinika

"Këta e kanë shtëpinë..."

Rama ‘thumbon’ Vuçiç për lidhjet me Rusinë

10.11.2019 - 18:25

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Ohër ka thumbuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për lidhjet me Rusinë.

Sipas Ramës, Serbia ka disa dyer, ndërsa shpjegoi Shqipëria është në pozitat që ka vetëm një derë, atë të Perëndimit.

“Çështja themelore që na ndan nuk zgjidhet më lehtë duke u mbyllur prapa mureve, por zgjidhet më arsyeshëm duke komunikuar, duke u përplasur, duke mos rënë dakord, por në të njëjtën kohë duke u dhënë njerëzve frymëmarrje. Nuk ka alternative tjetër.

Aq më tepër që ne nuk jemi, unë nuk jam në pozitën e Presidentit të Serbisë që edhe miq të tjerë të cilët mund të bëjnë. E kanë me disa dyer shtëpinë këta. Ne kemi vetëm një derë që sheh nga Perëndimi. S’kemi alternativë tjetër.

Alternativa më e mirë është që njerëzit të jetojnë më mirë këtu dhe ndërkohë të vazhdojmë procesin e integrimit në BE”- tha Rama.

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha