MENU
klinika

Prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë

“Shëndetësia falas?”/ Ja çfarë pritet në 2020!

11.11.2019 - 12:49

Në projektbuxhetin e vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar në listën e prioriteteve rikonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore dhe shtimin e flotës së ambulancave.

Risi e prioriteteve është mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara të shoqërisë përmes punësimit në ndërmarrjet sociale. Po ashtu, parashikohet rritja e numrit të përfituesve nga rimbursimi i barnave.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në sektorin e shëndetësisë do të synojë:

-Në fushën e kujdesit parësor dhe dytësor synohet mbulimi universal i popullsisë me shërbim cilësor, diagnostikimi dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shtimi i gamës së medikamenteve që trajtohen me recetë rimbursimi, reflektuar kjo në rritjen e jetëgjatësisë mesatare të grave dhe burrave në Republikën e Shqipërisë, mbi nivelet aktuale prej respektivisht 80 dhe 77 vjeç.

-120 Qendra shëndetësore do të ri-konstruktohen për vitin 2020, me një vlerë të përllogaritur rreth 350 milionë lekë në vit. Këto qendra do të mobilohen dhe pajisen me pajisje mjekësore me një vlerë prej 64 milionë lekë për vitin 2020 dhe 30 milionë lekë për vitin 2021.

-Rikonstruksione të godinave spitalore me një vlerë 2.4 miliardë lekë për periudhën 2020-2022.

-Pajisje mjeksore spitalore për spitalet në vlerë rreth 660 milion lekë.

-Shtimi i flotës së autoambulancave me 100 copë për periudhën 2020-2021, me një vlerë të përllogaritur rreth 474 milion lekë.

-Risi në këtë fushë është mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale. Synohet që në periudhën 2020-2022, nëpërmjet këtij mekanizmi, të punësohen persona të trajtuar më parë me Ndihmë Ekonomike (NE) dhe pagesë të Aftësisë së Kufizuar.

Rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2020-2022

-Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për mesatarisht 475 mijë pacientë në vit;

-Trajtimi me recetë rimbursimi i një numri më të lartë pacientësh nga 475 mijë pacientë aktualisht (2019) në 478 mijë pacientë në vitin 2022.

-Rritja e numrit të pacientëve të trajtuar nga 290 mijë pacientë në vitin 2019 në 330 mijë pacientë në vitin 2022;

-Rritja e numrit të pacientëve që përfitojnë nga paketat e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë (200 pacientë më shumë çdo vit, për periudhën 2020-2022);

-Rritje e ndjeshme e numrit seancave për pacientët që përfitojnë nga trajtimi me dializë nga 170 mijë seanca në vitin 2019, në 234 mijë në vitin 2022; ( 1 pacientë kryen mesatarisht 13 seanca në muaj).

-Ulja e nivelit aktual prej 15% të pacientëve të rishtruar për të njëjtën diagnozë brenda 72 orësh, nëpërmjet urgjencës;

-Reduktimit të kohës aktuale prej 45 ditësh të pritjes për ekzaminime të rëndësishme (rezonancë magnetike, skaner etj.);

-Uljes nën 5.3 për 1000 lindje të gjalla të indeksit aktual të vdekshmërisë foshnjore;

-Përmirësimi i mëtejshëm i koefiçientit të shfrytëzimit të shtretërve më shumë se 49% që rezulton në vitin 2019.

-Rritjes me më shumë se 40% të nivelit të numrit të pacientëve të vizituar për herë të parë brenda vitit nga personeli shëndetësor;

-Rritjes me më shumë se 45% të numrit të grave mbi 35 vjeç të depistuara për kancer gjiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbështetet arsimi dhe shëndetësia

Dërgohet në qeveri projektbuxheti për vitin 2020