MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku forcohet përsëri

20.09.2018 - 13:51

Edhe e enjtja u konfirmua pozitive për lekun në kursin e këmbimit valutor. Ndonëse në përmasa modeste, monedha kombëtare u forcua sërish si ndaj euros, ashtu edhe ndaj dollarit amerikan. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane u këmbye me 126.48 lekë. Euro humbi 0.1 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa që nga fillimi i javës është zhvlerësuar me 0.18 pikë. Kjo javë solli një lloj stabilizimi të kursit euro-lek, ndërkohë që gjatë gjysmës së parë të shtatorit u duk se euro ishte e destinuar të forcohej në raport me nivelet e regjistruar gjatë sezonit veror.

Leku fitoi edhe të enjten pikë në kursin ndaj dollarit amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye me 108.09 lekë, në rënie me 0.13 lekë krahasuar me të mërkurën. Këtë javë, monedha amerikane po humbet terren në tregjet ndërkombëtare dhe kjo po pasqyrohet edhe në kursin me lekun. Ndër valutat kryesore, vetëm paundi britanik u forcua lehtë ndaj lekut dhe u këmbye të enjten me 142.8 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria