MENU
klinika

Kriza politike brenda familjes

Kryemadhi: Metën do e shkarkoja, është fajtor

20.09.2018 - 22:00

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri një denoncim, ndërsa akuzoi Policinë se ka mbajtur të fshehtë një ngjarje të rëndë në Vlorë. Ajo tha se në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë.

“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe nuk ka asnjë njoftim. Por ngjarja u fsheh”, tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel. Po ashtu ajo theksoi se është survejuar nga organet ligjzbatuese.

Po ashtu kryetarja e LSI-së tha se krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin. “Kriminelët duhet të shkojnë në burg, jo të hiqen nga politika dhe të fitojnë tendera. Krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin. Dëgjojmë që kriminelët që janë në kërkim bëjnë sherre nëpër klube dhe nuk del asnjë njoftim. Ndërsa politika tashmë është bërë argate e krimit. Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit. Jo krimineli vetë në zyrë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi: Metën do e shkarkoja, është fajtor

Ndonëse janë çift, kanë zgjedhur që jetën politike ta ndajnë nga familja. Ndaj edhe deklarata e bërë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për presidentit Ilir Meta e vërteton më së miri këtë.

Kryemadhi deklaroi se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Metën nga detyra e presidentit, pasi sipas saj ai është fajtor për gjendjen që po kalon vendi.

Më jep 92 deputetë dhe do ta shkarkoja Presidentin menjëherë pasi ai është fajtori më i madh për gjendjen e vendit.”, i ka kthyer përgjigje Kryemadhi gazetarit Alfred Peza.

Më pas ajo shtoi se do ta shkarkonte Metën: “Me motivacionin se ka fuqizuar Edi Ramën.”.