MENU
klinika

Europa League

Milanit i mjafton Higuain, “poker” i Arsenal

20.09.2018 - 23:04

Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupet e Europa League, ku nuk ka pasur surpriza të mëdha. Pothuajse të gjitha ekipet e mëdha dhe prestigjoze kanë fituar. Pasi ka fituar Chelsea dhe Lazio, të njëjtën gjë ka bërë edhe Milan dhe Arsenal, që kanë fituar pëkatësisht 1-0 ndaj Dudelange dhe 4-1 ndaj Vorklsa Poltava.

Pas një pjese të parë të vakët dhe pa shumë histori, ishte Gonzalo Higuain ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 59’. Gattuso i dha një mundësi disa rezervave si Bakayoko apo Laxalt dhe ata u përgjigjën mirë në fushë.

Por kuqezinjtë nuk arritën të suguronin para kohe fitoren dhe duhet të luanin të kujdesshëm deri në fërshëllimën e fundit.

Arsenal ka mposhtur pa probleme ukrainasit Vorskla Poltava. Ishte parashikuar të ishte një ndeshje e lehtë për Topçinjtë dhe ashtu doli. Emery tregoi se e kishte marrë seriozisht kundërshtarin, duke futur në fushë një skuadër tepër kompetitive me emra si Mkhitaryan apo Aubameyang.

Dhe ishte pikërisht sulmuesi nga Gaboni që zhbllokoi rezultatin në minutën e 32’. Pas pushimit ishte Danny Welbeck ai që dyfishoi rezultatin përpara se Aubameyang të shënonte golin e tretë dhe të dytin personal.

Ozil shënoi golin e katërt të Arsenal përpara se Vorskla të shënonte golin e nderit me anë të Chesnakov. Një fitore e bukur e londinezëve që kanë marrë kryesimin e grupit E.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN