MENU
klinika

Europa League

Shqiptari shënon gol, por festimi i tij…

21.09.2018 - 10:44

Mënyrat e festimit të golit janë të ndryshme, por e mbrëmshmja mund t’i kishte kushtuar shumë një futbollisti shqiptar, që realizoi në ndeshjen e parë të grupit në Europa League.

Dikur ishte Armando Sadiku ai që me Zurich shënonte golin e parë në karrierë në Europa League, kur për zvicerianët do të realizonte përballë Villareal-it, ndërsa tashmë një tjetër shqiptar shkruan historinë e tij.

Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, që në sfidën e luajtur jashtë fushe, në Qipro, ndaj AEK Larnaca, ka realizuar për ekipin helvet.

Benjamin Kololli
Benjamin Kololli

Kololli ka shndërruar në gol një penallti në minutën e 61-të. Futbollisti i Kosovës është aktivizuar titullar bashkë me lojtarin tjetër të “dardanëve”, Hekuran Kryeziu, që është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Kujtojmë që Kololli është 26 vjeç dhe është sezoni i parë me Zurich pasi për tre vjet ka veshur fanelën e Lausanne. Mesfushori i lindur në Zvicër ka veshur fanellën e Kosovës në fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Por shikoni si e ka festuar golin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN