Roma ka kaluar pa probleme sfidën e shtëpisë ndaj Brescia-s, duke fituar 3-0. Një sukses që i ngjit verdhekuqtë në vendin e katërt, një pozicion që të con në Champions.
Roma nuk e ka pasur të lehtë, pavarësisht se ndeshej me vendin e fundit në renditje. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 0-0. Në të dytën kanë shënuar Smalling 49’, Mancini në 57’ dhe Dzeko në 66’.
Lazio ia ka dalë në fund 2-1 jashtë fushe me Sassuolo-n. Ishte Immobile që shënoi golin e parë në 34’. Goli i 15-të i sulmuesit lacial, vetëm Lewandowski ka shënuar më shumë në Europë, 16.
Por vendasit barazuan në 45’ me anë të Caputo-s. Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim, Caicedo shënon golin e dytë dhe të fitores për miqtë, që mbajnë vendin e tretë.
Verona mposht 1-0 Fiorentinën dhe ndërrojnë vendet në renditje. Ndërsa Blerim Xhemajli i ka hequr fitoren në 95’ Parmës. Mesfushori shqiptar i Bologna-s barazoi 2-2 në fund të shtesës.