26.11.2019 - 10:08
Rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Raportohet se në Durrës, në lagjen numër 13 është gjetur një persona i pajetë. Ai është nxjerrë nga rrënojat e shembjes së një godine, pas operacionit të kërkimit.
Ndërtesa e shembur ndodhej pas hotel Lubajnës në Durrës, e cila gjithashtu pësoi dëmtime nga lëkundjet sizmike 6.4 ballë me epiqendër në Detin Adriatik.
Raportohet se nën rrënoja janë edhe dy persona të tjerë, për të cilët është duke u punuar nga forcat speciale për tu nxjerrë, me shpresën se do të jenë gjallë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vijon "makthi"
‘Katastrofa e së Martës’, ja zonat e tërmeteve
Të dhënat e fundit minutë pas minute