26.11.2019 - 11:45
Një pallat 6-katësh në Durrës është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.
Bëhet fjalë për pallatin ku ndodhen edhe lokali i njohur “Barons”. Nga dëshmitë e personave të tjerë është mësuar se brenda tij ndodheshin disa njerëz.
Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.
Deri më tani janë shënuar 13 viktima dhe më shumë se 600 të plagosur. Forcat Speciale po punojnë për kërkimet e trupave të mbetur nën rrënoja me shresën e nxjerrjes së tyre të gjallë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vijon "makthi"
‘Katastrofa e së Martës’, ja zonat e tërmeteve
Ja çfarë shkruajnë
“Më i forti në dekada”, mediat e huaja raportojnë tërmetin tragjik
Strukturat e shtetit më këmbë