26.11.2019 - 12:32
Ka dalë nga rrënojat Robert Cara 57 vjeç.
Kërkesa e tij e parë sapo është vendosur në barrelë ka kërkuar që t’i jepet ujë. Banorët e tjerë të pranishëm kanë treguar se ai është Robert Cara, 57-vjeç.
Cara ka qënë i pranishëm në banesë bashkë me gruan e tij, Fatën dhe katër fëmijët e tyre, ku më i madhi është 30 vjeç. Deri më tani nga rrënojat është shpëtuar vetëm kryefamiljari.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.
Dëmet materiale janë të panumërta dhe numri i viktimave është i lartë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tashmë 15 viktima
Tragjike! Një foshnje e pajetë në Thumanë
Të dhënat e fundit minutë pas minute
E “marta e zezë”/ Bilanci tragjik, vazhdon operacioni i shpëtimit
Ekipet e shpëtimit ende në terren
“Jam gjallë më nxirrni që këtu”
Vijon operacioni i shpëtimit