MENU
klinika

Ndihmë edhe nga Italia

52 efektivë specialë nga Rumania, skuadra nga 7 shtete drejt Shqipërisë

26.11.2019 - 12:37

Shumë shtete janë solidarizura, për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë, pas tërmeteve që kanë goditur vendin.

Më e fundit ndihmë vjen nga Rumania. 

Një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate të vështirë pas tërmetit të fuqishëm është nisur  në ndihmë të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist Taulant Balla shkruan:

“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.

#Kurajo #Durim #Solidaritet”.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama njoftoi se pas pak orësh “do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi”.

Ndërkohë, edhe kryeministri italian Giuseppe Conte ka shkruar në Twitter lidhur me situatën.

“Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë