Maqedonia e Veriut është solidarizuar me Shqipërinë, duke ofruar ndihmë pas tërmeteve që goditën vendin mëngjesin e sotëm.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i telefonoi sot Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Gjithashtu, Presidenti Pendarovski i shprehu Presidentit Meta, solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile maqedone për të ndihmuar Shqipërinë.
Pak para tij, kryeministri Zaev gjithashtu ofroi ndihmë.
“Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Tërmeti i fuqishëm , që po e ndjejmë edhe ne, drejtoi vëmendjen tek fqinjët tanë. Shprehim ngushëllime më të sinqerta me të afërmit e viktimave dhe shpresojmë se së shpejti do të ringriten nga pasojat. Që në mëngjes jam në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe jemi të gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.