MENU
klinika

Foto/ Shkon në 17 numri i viktimave

Nxirret e pajetë nga rrënojat balerina e një lokali në Durrës

26.11.2019 - 16:53

Në hotelin “Mira Mare” në Durrës është nxjerrë nga rrënojat një vajzë.

Sipas të dhënave, vajza në fjalë, Evi Kardashi. punonte si balerinë në lokal tallavaje.

Ajo është nxjerrë e pajetë nga rrënojat e hotelit.

Numri i viktimave ka shkuar në 17, pasi është nxjerrë nga rrënojat e hotel Tropikal në Durrës një 24-vjeçar nga Kosova, ndërsa dyshohet që të jetë nën rrënoja edhe vëllai i tij.

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në Thumanë, ku deri me tani raportohet per 5 viktima. Po ashtu banesa dhe pallate të dëmtuara ka edhe në kryeqytet, ndërsa shumë persona kanë mbetur të plagosur, në tentativë për të shpëtuar.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin