Vijon dhënia e ndihmave nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për përballimin e situatës së vështirë ku gjenden banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër ka dhuruar rreth 8 tonë produkte ushqimore (miell, sheqer, ujë, oriz, vaj, makarona etj), në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Dy ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për të ndihmuar zonat më shumë të prekura, atë të Durrësit dhe të Thumanës.
Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime, veshje, e më pas i kanë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i ka bërë thirrje Operatorëve të Biznesit Ushqimor të kontribuojnë për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira banorëve të prekur nga tërmetet.