MENU
klinika

Mjeda

Vaji i bylbylit

29.11.2019 - 13:24

… Por  ça  ka toka, bylbyl, ndrron moti;

Ankimi  e vaji nuk asht i zoti

Përgjithmonë  zemrën me na coptue;

                                     Fillo me gëzue.

 

Mbas boret t’dimnit çilet prendvera;

Nji ditë nuk gjindet që s’po ndrron era;

Sendet që patmë janë tuj mbarue;

                                      Fillo me gëzue.

 

Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat,

Me ankime  t’veta  mbush  rrugët e shpijat;

Lecim por s’mbramit gjen tuj punue;

                                        Fillo me gëzue.

 

Kjajnë fëmijn e dekun prindt  e shkretnuem

Me  ‘j  vaj që duket se s’ka t’pajtuem!

Por zemrën moti  jau ndrron tuj shkue;

                                                              Fillo me gëzue.

 

Ndër ishuj t’detit  kjan i burguemi

Për fmij, për grue që s’shef i shuemi,

Por prap durimi ka me ja prue.

                                                           Fillo me gëzue.

 

Shpend tjerë burgosi  sa herë mizori,

E rishtas jashta dikur i nxori;

Ndër  fushë e male janë tuj fluturue;

                                                         Fillo me gëzue.

 

Flutrojnë ndër male, fluturojnë ndër lule,

Flutrojnë ku çerdhen  motit e ngule,

E kangët e parshme nisin me këndue:

                                                          Fillo me gëzue.

 

Ndër  zogj që kishe ndojherë do t’hasin,

Ndër pemë, ndër lule bashkë me ta ngasin;

Për ty t’vorfnuemit rrijnë tuj shpnesue:

                                                          Fillo me gëzue.

 

Bylbyl, ky shekull or e ças  ndrrohet:

Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;

Edhe natyra po don m’u ndrrue:

                                                      Fillo me gëzue.

 

Krajlnit’ ma t’moçmet ndrrohen me t’reja

E nji mij’ popuj ranë porsi rrfeja;

Po kthen motmoti që pat mbarue:

                                                      Fillo me gëzue.

 

Porsi motmoti ndrrojmë dhe na vetë,

Herë-herë  gazmohna, herë rrijmë të shkretë,

Por vaji e ankimi kanë për t’u shue;

                                                      Fillo me gëzue.

 

Mbas vajit t’tashëm ka me t’ardhë shendi,

Ka me ta shëndoshun zemrën gazmendi;

Për mall, si motit, zanë ke me e lëshue:

                                                    Fillo me gëzue.

 

Kur t’shkojsh ndër fusha, kur t’shkojsh ndër 

                                                                                  male,

Afër shpisë seme hovin tand ndale;

Mahnit, at zanin  tand tuj prigjue,

                                                    Kam për t’u gëzue.

 

 

Poto- Re — 1886

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush e shpalli pavarësinë në Lezhë, 3 dhjetor '12?

A ishte Prengë Biba Doda konkurrenti politik i Gjeto Çokut?