MENU
klinika

10 grupe inspektimi zbresin në terren

Nis puna masive për pastrimin e Durrësit nga rrënojat

02.12.2019 - 11:32

Punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit vijojnë edhe sot punën për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, puna e IKMT ka nisur me shembjen e hotel “Lubjana”, në qytetin bregdetar, i cili u shkatërrua nga tërmeti katastrofik. Ndërkohë, punimet për shembjen e hotelit po inspektohen dhe nga drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Puna për shembjen e këtij hoteli nisi mbrëmjen e kaluar, por u ndërpre për të rinisur sërish sot.

Përveç IKMT, edhe Bashkia e Durrësit sot ka zbritur masivisht në terren, duke aktivizuar 10 grupe inspektimi të përbërë nga inxhinierë, inspektorë, arkitektë, që po shohin nga afër të gjitha pallatet, për të bërë vlerësimin e tyre, nëse janë ose jo të banueshëm.

Sipas gazetares, po punohet në disa fronte për shembjen e ndërtesave dhe njëherësh edhe largimin e inerteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të na strehojnë te konvikti i ri"

Krujë/ 26 pallate e 100 shtëpi të pabanueshme


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin