MENU
klinika

"Të na strehojnë te konvikti i ri"

Krujë/ 26 pallate e 100 shtëpi të pabanueshme

02.12.2019 - 11:24

25-pallate në qytetin e Krujës janë shpallur të pabanueshëm nga tërmeti i fuqishëm që ra të martën e 26 nëntorit.

Në këtë qytet janë 106 pallate gjithsej ndërsa 26 prej tyre janë dëmtuar më së shumti prej tërmetit dhe sipas ekspertëve janë shpallur si të rrezikshëm për banim.

Ndërkohë nga ana tjetër janë bërë rreth 1000 sinjalizime për dëmtime nëpër banesa private ndërsa grupet në terren kanë vlerësuar si të pabanueshme 100 prej tyre. Ndërkohë në terren vijon puna e vlerësimit nga ekspertë të huaj edhe shqiptarë.

kolana e librave

Ndërkohë strehimi i banorëve që kanë mbetur pa banesa është bërë në palestrën e shkollës nr4 në Krujë. Aktualisht në këtë palestër janë strehuar 108 persona përfshirë fëmijë dhe dy foshnje. Ndërsa banorët e tjerë shprehen se i kanë kaluar këto ditë tek të afërmit e tyre, madje ka pasur nga ata që edhe janë zhvendosur në qytete të tjera.

“Është një konvikt ktu, të strehohemi atje. Ai është bë i ri, të hymë të flemë të paktën. Aty nuk jeton njeri, është bërë për gratë e dhunuara por nuk jeton njeri.

“Banojmë në hotel. Jemi dy familje kjo është e çunit po kështu edhe e imja është bërë keq. Kanë ardhur ata francezët e na thanë se ky krah del i pabanueshëm. Kemi fjet një javë në makinë. Nusen e madhe e kam çu në Lushnje me keq s’ka”- tha një banore.

“Unë shkoj te një gocë axhe që e kam këtu afër”- tha një tjetër banore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Inxhinierë dhe ekspertë vendas e të huaj"

Balla në Kavajë: Çertifikim dëmesh në çdo pallat