MENU
klinika

Legjenda kuqezi për Shqipërinë

Tërmeti, Cana: 60 mijë $ vetëm mbrëmjen e parë

03.12.2019 - 21:56

Nuk është shfaqur shumë këto ditë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka qenë aktiv në ndihmë për të prekurit nga tërmeti që përfshiu vendin tonë.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, e kishte planifikuar ndryshe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Por pas tërmetit në Shqipëri, qëllimi i vizitës së tij ndryshoi.

“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe flamur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështetje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”, – tha Lorik Cana për Zërin e Amerikës.

lorik cana elvis naci
lorik cana elvis naci

Të pranishmit në mbrëmjet shqiptare, iu përgjigjen thirrjeve të tij për të ndihmuar financiarisht të prekurit e tërmetit.

“Kemi mbledhur më duket diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden”, – tha ai.

Futbollisti Cana u bën thirrje të gjithë grumbulluesve të donacioneve, që të kenë shumë kujdes në menaxhimin e tyre: “Duhet t’ua çojmë amanetin deri në fund sepse në fund të fundit është një detyrë morale, është një detyrë shpirtërore dhe nuk luhet me momente të tilla”.

Lorik Cana uron Pavaresine

Ai nuk beson se do të abuzohet me mjetet e grumbulluara, por preferon që të sigurohet se ato do të përfundojnë në duar të nevojtarëve.

“Ne me fondacionin dhe me shoqatat këtu në Amerikë do evidentojmë shtëpi, ose do të evidentojmë shkollë ose kopsht që do të ketë nevojë për rindërtim dhe do ta bëjmë drejtpërdrejtë me fondacionin tim”.

Ylli i kombëtares shqiptare në futboll thotë se populli shqiptar duhet të nxjerrë mësime nga kjo tragjedi: “Unë jam shumë i bindur që do i ndihmojmë njerëzit, do t’i rindërtojmë dhe do të ringrihemi.

Dua Lipa, Lorik Cana

Në momente të vështira e kemi dëshmuar këtë. Kemi ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë. Problemi te ne shqiptarët qëndron tek momenti kur gjendja qetësohet, rikthehet një llojë normaliteti.

Gjithë fokusi për të ndërtuar shoqërinë tonë mbarë-kombëtare, humbet, sepse atëherë ne fillojmë të mendojmë vetëm si individ, vetëm si grupacione dhe vetëm si parti politike”, – tha Cana për Zërin e Amerikës.

Mesazhi i tij në këtë intervistë për Zërin e Amerikës është që fryma bashkëpunuese të shoqërojë shqiptarët, kurdo dhe kudo që ndodhen.

lorik cana si tifoz
lorik cana si tifoz

“Dashuria për vendin, dashuria për të ndërtuar një shoqëri, dashuria për të investuar te gjeneratat që do të vijnë, nuk është diçka e cila fiket dhe ndizet.

Është sikur besimi ndaj Zotit. Besimit ndaj Zotit nuk mund t’i kthehemi vetëm kur gjendja është e vështirë, kur jemi të sëmurë, kur kemi fëmijë të sëmurë, kur ndodh një tragjedi, kur humbim një person. Besimi ndaj Zotit është për çdo ditë.

Duhet të falënderojmë Zotin çdo ditë, duhet të besojmë Zotin çdo ditë, atdhedashuria është njësoj. Ne nuk mund të ndezim pjesën e atdhedashurisë vetëm në momentin e tragjedisë, sepse në shumë raste ajo që na çon deri në këto ngjarje është pikërisht sepse gjatë rrugës nuk i bëjmë gjërat e duhura”, – tha ai gjatë vizitës së tij në Michigan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN