MENU
klinika

"Qeveria e Vlorës"

Shqipëria filloi sot udhën e Pavarësisë

04.12.2019 - 12:19

     Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit, pikërisht më 4 dhjetor të vitit 1912. Qeveria do të qëndronte në Vlorë, deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit.

Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin.

Trupat greke, gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri-Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme.

Grekët gjithashtu tentuan të merrni Sarandën.

 

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar: 

Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër

Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm

Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës

Abdi bej Toptani – Ministër i Financave

Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor

Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit

Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike

Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës

Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale