Është shitur në vlerën prej 9,5 milionë eurosh, një pikturë e autorit francez, Paul Gauguin. Në ankandin e organizuar në Paris, kjo vepër arrit një vlerë rreth dy herë më shumë nga sa ishte përcaktuar, sipas deklaratës nga shtëpia e ankandit ”Artcurial”.
”Bëhet fjalë për pikturën “Te Bourao II”, një punë e krijuar gjatë kohës kur artisti ishte në Tahiti. Piktura ka ngjallur interes shumë të madh, ndërsa u bë pronë e një koleksionisti të huaj, por do të mbetet në Francë”, – theksohet nga”Artcurial”.
”Te Bourao II” ose ”Pema e Purao” në gjuhën vendase, është pjesë e një serie prej nëntë kryeveprash që krijoi Gauguin në vitin 1897. Piktura është e vetmja që ende qëndron e pronësuar privatisht.