MENU
klinika

Përkujtimi

Një vit pa ‘Skulptorin e Merituar’, Stefan Papamihali

22.09.2018 - 10:07

Skulptori i Merituar Stefan Papamihali do të kujtohet për talentin dhe fantazinë e tij të hapur dhe vepruese, për kreativitetin dhe përkushtimin artistik për tu larguar nga skematizmi i imponuar në krijimtarinë e tij dhe në artin shqiptar.

Duke krijuar për vite të tëra në një mjedis të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, Stefan Papamihali me përkushtimin e tij ndaj artit u clirua duke i dhënë vetes më shumë liri vepruese artistike.

Artisti Stefan Papamihali, ka lindur në vitin 1945 në Gjirokastër dhe ka jetuar në këtë qytet deri në ditën e fundit kur krejt papritur u nda nga jeta. Ai ka qënë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e arteve figurative të organizuara në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative si dhe në Gjirokastër, ndërkohë që ka celur shumë ekspozita vetiake dhe me bashkautor duke skalitur me duart dhe fantazinë e tij dhjetra vepra monumentale, kompozime, portrete, relieve të frymëzuara nga historia, nga jeta e personaliteteve historike, nga natyra dhe “perandoria” e gurtë e Gjirokastrës.

Bashkëkohës, bashkëpunëtor dhe mik me disa nga personalitetet me të spikatura të artit shqiptar, Mumtaz Dhrami, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Bashkim Ahmeti, Ksenofon Kostaqi, Kristaq Rama, Janaq Paco, Shaban Hadëri, Stavri Cati, Jorgo Mici, Pëllumb Puci, Viktor Zhusti, etj.

Skulptori i Merituar Papamihali me krijimtarinë e tij artistike, hyn në galerinë e më të mëdhenjve në artin e sklupturës dhe me siguri do të këtë vendin e tij në historinë e artit shqiptar.

Ai bëri pjesë në grupin e artistëve që krijuan skulpturën monumentale shqiptare. Ai realizoi një numër të madh veprash monumentale, por ato që do të mbeten në historinë e skulpturës më të spikatur monumentale shqiptare janë “Obelisku i Dritës Arsimore” realizuar në bashkëpunim me skulptorët Mumtas Dhrami dhe Ksenofon Kostaqin,si dhe “Partizani”, vendosur në qendër dhe në hyrje të Qytetit Muze të Gjirokastrës.

Por ai lëvroi gjatë gjithë jetës së tij të gjitha zhanret e arteve vizive, që nga skulptura epike, lirike, dekorative, grafika, skenografia, gdhëndja në gur, qeramika, mozaikët, etj. që u aplikuan dhe qëndrojnë të ekspozuara në disa ambiente të hapura urbane, galeri arti dhe mjedise social -kulturore.

Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse shumica të realizuara nën një censurë të rrepte, në këtë krijimtari të gjerë, ai realizoi vepra me vlera të veçanta artistike.

Në nder të figurës së tij në hollin e teatrit “Zihni Sako” u zhvillua një aktivitet vlerësues për “Artistin e Merituar” skulptorin Stefan Papamihali. Qytetarë miq artëdashës drejtues të pushtetit lokal kishin ardhur në ekspozitën e të ndjerit.

Punimet e tij me vlera të pakarahasueshme ishin paraqiturr në hollin e teatrit,ndërsa mes tyre “qëndronin” edhe veglat e tij të punës me të cilat artisti i njohur edhe jashtë Shqipërisë ka punuar për vite me rradhë.

E.B

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fest-Brum në Gjirokastër

Gatimet e brumit nga duart e amvisave


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët