MENU
klinika

Lista

500 familje të reja dëmshpërblehen për tërmetin e 21 Shtatorit

05.12.2019 - 08:46

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me 500 familjet e reja të cilave u është dëmtuar pjesërisht banesa nga tërmeti i 21 shtatorit duke e çuar atë deri më tani në 1058 mijë.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë, 500 dosje për dëmshpërblimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shator 2019.

“Kanë punuar non-stop, që për dëmshpërblimet në pagesë cash, siç bëmë 2 herë, pra 1 herë me 51 dhe 1 herë me 507 dëmshpërblime, edhe sot kemi 500 dëmshpërblime të tjera. Pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë, 500 dosje për dëmshpërblimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shtator 2019.

Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë”, tha Veliaj.

Në mbledhjet e ardhshme, Këshilli Bashkiak do të miratojë edhe dosjet e tjera.