MENU
klinika

Vazhdojnë përpjekjet për koalicionin

VV: Kurti i ka shkruar Mustafës

06.12.2019 - 14:33

Pavarësisht disa përplasjeve që u panë si fund i diskutimeve për pajtim VV – LDK sa i përket koalicionit, njeriu më i votuar nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Albin Kurti po vazhdon përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes.

Nga Vetëvendosja kanë deklaruar se meqë Kurti ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në disa konferenca, ende nuk është caktuar takimi radhës, por shtojnë se lideri i VV-së ka kontaktuar me Mustafën së fundmi.

Kushtet që Lidhja Demokratike e Kosovës i vuri për Vetëvendosjen lidhur me pozitat që do të mbajnë dy partitë që po synojnë udhëheqjen e qeverisë së ardhshme, u komentuan si pamundësi që të dy palët të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion.

Dy liderët, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, po i vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar bashkëpunimin, që mund ti çojë në qeveri për katër vitet e ardhshme. Deri më tani nuk është caktuar ndonjë takim mes dy palëve

“Z.Kurti mban kontakt me kryetarin e LDK-së. Ai i ka shkruar së fundi prof.Mustafës”- ka bërë të ditur Arlind Manxhuka.

Kujtojmë që takimi i fundit VV – LDK u mbajt të hënën. Dy partitë u zotuan se do të nënshkruanin marrëveshjen për koalicion jo më larg se 72 orë pas certifikimit të rezultateve, hesapet ndryshuan kur u vu në tavolinë të diskutimit edhe pozita e të parit të shtetit, post ky të cilin e kërkoi LDK-ja.

Pas disa përplasjeve në distancë, nga LDK-ja deklaroi se i takon VV-së që të thërret takimin e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN