MENU
klinika

”Kosovo-thin ice”

Fotografi italian rikthen genocidin në Kosovë

06.12.2019 - 14:20

      Mbrëmja e të enjtes, shënoi çeljen e ekspozitës fotografike ”Kosovo-thin ice”, me autor fotografin italian Riçardo Venturi. Përmes fotografive të tij, ai paraqet situatën në Kosovë në kohën e luftës, në vitet 1998-1999, si dhe atë pas njëzet vjetësh.

Pjesë e kësaj ekspozite, përveç shumë qytetarëve dhe njerëzve të artit, ishte dhe vetë ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

“Unë do të dëshiroja të fokusohem në kuptimin që kemi hasur në këtë ekspozitë. E para, kjo ekspozitë na jep prova të diferencës mes kohës, kur janë bërë fotografitë. Është mbresëlënës për shkak të evolucionit që ka ndodhur në Kosovë, në këto 20 vite. Merreni këtë si inkurajuese, për vitet e ardhshme. Së dyti, konflikti gjakatar i viteve ‘90-të, që ka prekur të gjitha komunitetet në Kosovë”, – ka theksuar ai.

Ndërsa autori i ekspozitës, fotografi Italian, Riçardo Venturi, u shpreh se qëllimi kryesor i këtyre fotografive, është paraqitja e situates në Kosovë në kohën e luftës, krahas rrugëtimit të të rinjve dhe qytetarëve në këto 20 vite.