MENU
klinika

Bie prodhimi

Tërmeti dëmton bizneset/ Është ndalur puna

07.12.2019 - 15:41

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka takuar disa pronarë biznesesh, sipas së cilëve këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre se pas tërmeti, për shkak të dëmeve, ka rënë prodhimi.

“Neve, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpër rrethe. Vazhdoj të paguaj njësoj të gjithë punëtorët dhe sigurimet shoqërore, pavarësisht se kjo është një kosto e madhe për mua”– i tha kryetarit Basha pronari i një mobilierie në Durrës.

Sipas Bashës, i njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti.

“Kemi pësuar dëme, por dëmi më i madh është që rrimë të stopuar. Dëmi ekonomik më kalon shifrën e 600 mijë eurove. Një kontratë do ta mbyll, pasi koha e humbur, nuk mund të rikuperohet. Kontrata e mbyllur shkon rreth 300 mijë euro.

Punonjësit do t’i paguaj dhe kjo është minimalja në këto kushte ku ndodhen njerëzit që kanë nevojë, pasi ata kanë humbur shtëpitë. Megjithëse ndihmesa jonë nuk është publike, kjo është në ndihmë me shifra marramendëse, përfshirë dhe riparimin e dëmit që po e bëj vetë”- i pronari i një fasonierie me 450 punëtorë, i cili ka kontrata me disa nga firmat më të njohura botërore të veshjeve.

Në tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i tregoi kryetarit Basha se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, që kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg.

“Na mungojnë rreth 30 vetë. Unë kam lidhur një kontratë me klientin në Itali dhe jam i detyruar të rri korrekt, pasi marr penalizime”– foli sërisht pronari i fasonerisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN