MENU
klinika

Zef Deda surprizon humoristin shkodran

Një jetë në skenë, Gëzim Kruja feston 80-vjetorin

07.12.2019 - 15:55

Humoristi i mirënjohur Gëzim Kruja ka festuar sot 80-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Sigurisht Zef Deda, nuk e ka harruar dhe ka vendosur të shkojë ti bëjë vizitë surprizë humoristit shkodran.

Në këtë 80 vjetor, mjeshtri i madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe nja dy të tjerë bashkë me televizionin”, thotë Zef Deda mes lotëve duke nxjerrë shaminë.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939.

Ai ka një jetë në skenën shkodrane të humorit, ku  ka spikatur me rolet e tij.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.