MENU
klinika

Jo më fjalë boshe!

NATO duhet të veprojë kundër Kinës!

07.12.2019 - 17:48

Kina është konsideruar si sfida më e frikshme, me të cilën NATO është përballur ndonjëherë.

Kjo është e vërtetë edhe për ekonomitë e Amerikës së Veriut dhe Evropës, mbi të cilat mbështetet NATO-ja, të cilat përbëjnë afërsisht gjysmën e PBB-së globale.

Shumica e mediave u përqëndruan tek samiti i 70-vjetorit të NATO-s këtë javë. Lajmi më i madh, megjithëse i raportuar keq, ishte që NATO, aleanca më e qëndrueshme dhe e suksesshme e historisë, për herë të parë e përcaktoi Kinën si një sfidë strategjike.

Ky lajm “u mbyt” nga lideri francez Emmanuel Macron, i cili tha se “NATO-s i kishte ngordhur nervi”, nga udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u përgjigj se në vend të kësaj ishte truri i liderit francez që ishte i pajetë; nga udhëheqësi kanadez Justin Trudeau, i cili u kap duke tallur Presidentin Trump gjatë; dhe nga Presidenti Trump, i cili tha se kanadezi ishte me dy fytyra.

Sidoqoftë, megjithëse deklarata përmbyllëse e Samitit të NATO-s kërkonte unanimitet, ajo ishte shumë e paqartë, duke shfaqur një dilemë, nëse Pekini është më shumë një mundësi ekonomike sesa një sfidë.

Historia mund të detyrojë aleatët transatlantikë të bashkohen për të menaxhuar më mirë ngritjen e Kinës në mënyrë kolektive. Gjatë tranzicionit të fundit të udhëheqjes botërore, qëllimi i përbashkët perëndimor ishte më pak i domosdoshëm sepse SHBA ishte duke zhvendosur Mbretërinë e Bashkuar, dhe të dy kishin sisteme të ngjashme vlerash.

Ndërsa Kina ngrihet, qëllimi i përbashkët midis aleatëve perëndimorë do të jetë edhe më i qartë.

Protestat në Hong-Kong kanë qenë një kujtesë e dobishme që dëshira e njeriut për liri është universale. Pluralizmi dhe demokracia janë vërtetuar se janë sistemet më elastike me kalimin e kohës.

Megjithatë, edhe optimistët duhet të shqetësohen për kostot e keqmenaxhimit të kësaj periudhe të historisë.

Është një gjë e mirë që NATO-s e identifikoi sfidën këtë javë. Tani udhëheqësit e aleancës duhet të zëvendësojnë thirrjet dhe fjalët në ajër me planifikimin strategjik dhe qëllime konkrete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

70 vitet e progresit të Kinës