MENU
klinika

Ç'ndodhi këtë herë?

Francezët sërish në rrugë, protestat ‘paralizojnë’ vendin

08.12.2019 - 10:15

Në Francë kanë rinisur protestat!

Drejtuesit e kamionëve kanë bllokuar me automjetet e tyre disa autostrada në Francë, në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave të karburantit.

Organizata Europiane e Transportit Rrugor (OTRE) ishte një ndër organizatorët e protestës.

“Arsyeja e grevës është një rritje e planifikuar e taksës së karburantit për vitin 2020. Nëse rritja e taksave do të vihet në zbatim, kjo do të ishte një goditje e fortë për 40 000 ndërmarrjet e transportit të mallrave,” deklaroi sindikata.

Greva më serioze në disa dekada që ka përfshirë mbarë Francën i ka zemëruar udhëtarët gjatë fundjavës, ndërsa shoferët e kamionëve bllokuan rrugët kryesore. Shërbimet kryesore të transportit po ashtu vazhduan të funksionojnë nën kapacitetin normal.

Shqetësimi se propozimi i Presidentit Emmanuel Macron për reformën e pensionit do të detyrojë miliona njerëz që të punojnë më gjatë ose të kenë përfitime më të pakta, shkaktuan të enjten grevën e udhëhequr nga sindikatat, duke bllokuar një pjesë të mirë të vendit.

Shoferët e kamionëve bllokuan rrugët të shtunën në rreth 10 rajone të Francës duke protestuar kundër propozimit për rritjen e taksave të naftës për automjetet komerciale.

Protestuesit jelekverdhë, që mbushin rrugët të shtunave prej një viti për të shprehur zhgënjimin lidhur me koston e lartë të jetesës në Francë, duket se shfrytëzuan rastin.

Disa qindra prej tyre nisën një protestë të re të shtunën në Paris ndërsa u përleshen me policinë në pjesën jugore të qytetit.

Udhëtimi në Francë ishte problematik të shtunën, me vetëm një prej 10 trenave rajonalë në punë dhe me vetëm një prej gjashtë trenave të shpejtësisë së lartë në funksionim. Udhëtimi ajror po kthehet në normalitet pasi autoritetet hoqën kufizimet e udhëtimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…