MENU
klinika

Kërkesat vazhdojnë të rriten

Tërmeti/ Rriten me 10-15% çmimet e qirave

09.12.2019 - 14:49

Tregu imobiliar, pas tërmetit të 26 Nëntorit ka pësuar ndryshime duke e kthyer Tiranën në vendin më të kërkuar për banim.

Kërkesat në rritje për qiramarrje të apartamenteve, për shkak të shpalljes së pabanueshme të shumë pallateve në Durrës, ka shkaktuar edhe rritje të çmimeve.

Agjentët imobiliarë thonë se çmimet e qirave në kryeqytet kanë pësuar 2 javët e fundit një rritje prej 10 deri në 15%.

Qytetarët që janë në kërkim të apartamenteve ne qira, vijnë kryesisht nga zonat e prekura nga tërmeti, Tirana dhe Durrësi, por edhe studentë konviktet e të cilëve janë dëmtuar.

Sipas agjentëve  imobiliarë pavarësisht rritjes së çmimeve nga qiradhënësit, ata po përpiqen të luajnë rolin e katalizatorit, me qëllim ruajtjen në nivele të pranueshme të çmimeve të qirave, për të mos prekur shumë buxhetin e qytetarëve, të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria