MENU
klinika

"Brenda janarit nxjerrim raportin e plotë të dëmeve"

Mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama: 660 familje fituese të…

09.12.2019 - 16:54

Është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Shpëtimit, në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri i vendit Edi Rama në mbledhjen e qeverisë të mbajtur me këtë rast deklaroi se janë 660 familje, ata të cilat janë aprovuar si fituese të fondit me qiranë. Rama u shpreh se qeveria po përpiqet të sistemojë të gjitha familjet që janë prekur nga tërmeti, ndërsa ka bërë një bilanc të situatës.

Sot që flasim janë në terren 500 inxhinierë, sepse varion numri brenda kësaj mesatareje sipas mundësive, por janë edhe 81 ekspertë tani që flasim nga 11 vende të huaja. Me zonën urbane të Tiranës kemi mbyllur sistemin me akomodim me qira. Në zonat rurale po punojmë. Akomodimi në Lezhë është kryer. Përfitime financiare për familjet me viktima janë vendosur dhe mbyllet brenda javës dhurimi i apartamenteve për familjet me viktima, sipas vendimit të qeverisë. Fondi do jetë dinamik kuptohet që do pasqyroje në vazhdimësi çdo donacion të ri, do të jetë një program i veçantë buxhetor.

660 familje janë aprovuar si fituese të fondit të qirasë deri më tashmë. Në Durrës po shikojmë mundësinë për t’i akomoduar në periferinë e Tiranës. Në Tiranë është mbyllur kjo fazë, kemi akomoduar familjet.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se raportet post-katastrofë kërkojnë kohë, por brenda janarit 2020 do të jetë gati raporti i plotë i dëmeve për t’iu hapur rrugë donacioneve për rindërtimin e banesave të shkatërruara.

“Nuk ka një raport paraprak të dëmeve, një grup po punon. Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet më 16 dhjetor, por edhe çfarë na u tha nga partnerët, raportet post-katastrofë kërkojnë kohë. Do ketë një raport paraprak, një raport të dytë dhe pastaj një raport të plotë besoj në janar, për t’u hapur rrugë donacioneve. Për transparencën po punojmë për një raport të posaçëm me të dhëna të detajuara për qeverinë, donacionet dhe përfituesit.

Besoj në mbledhjen e ardhshme, pas një jave, mund ta prezantojmë. Po përgatitet ligji i posaçëm për rindërtimit, që ka për qëllim të krijojë një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një grup pune po merret me këtë non-stop dhe një draft të parë e kemi gati. Tani po bashkëpunojmë dhe me Komisionin e Ligjeve për ta çuar përpara. Aktualisht kemi 366 dosje projektesh për rindërtim”, tha Rama.