10.12.2019 - 14:49
Marie Fredriksson anëtare e grupit “Roxette”, e njohur për zërin e saj unik në shumë këngë hite të “Roxette”, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, bëjnë të ditur mediet botërore.
Së pari vdekjen e saj e konfirmoi gazeta e njohur suedeze “Expressen”, që botoi një deklaratë të familjes së saj. “Sa shumë trishtim ndjejmë që të njoftojmë për ikjen e një prej artisteve më të mëdha dhe më të dashura për publikun”, – shkruhet aty.
Vdekja e saj thuhet se ka ardhur si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Ajo ishte në luftë me tumorin në kokë, për një periudhë 17-vjeçare.
Më poshtë, një prej këngëve më të njohura të grupit: “Listen to your heart”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Amelia dhe Miriami me barkun e rrumbullakosur
‘3 arsyet e jetës’ së Albanit në një foto
Bie nga vendi i parë