14.12.2019 - 08:36
Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur me urgjencë në Elbasan.
Veliu zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë së këtij qarku, për t’u informuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Kujtojmë se në atentat mbeti i vrarë Andi Zylyfi, djali i një punonjësi të sigurisë në burgun e Peqinit dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi.
Ky i fundit pasi mori mjekim në spitalin e Elbasanit, u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata e Lu-së
‘Peshqit e mëdhenj’/ Lu: Punë e papërfunduar
Dinamika e ngjarjes