MENU
klinika

"Ti nuk do jesh kurrë vetëm"

Koncert për rindërtimin/ Mesazhi i Ramës për qytetarët dhe bizneset

14.12.2019 - 21:22

Koncerti festiv i munguar për festat e 28-29 nëntorit do të vijë me 20 dhjetor, por i konceptuar ndryshe.

Kryeministri ka njoftuar në rrjetet sociale se ky koncert do të jetë humanitar dhe të ardhurat e tij do të shkojnë të gjitha për fondin e rindërtimit, në ndihmë të familjeve që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, një mundësi për t’u bashkuar në mbështetje të atyre që kanë sot nevojë jetike për të gjithë ne. Me biletën e koncertit, që mund ta gjeni në sportelin e Pallatit të Kongreseve, secili prej nesh do të kontribuojë për fondin e rindërtimit të shkollave të rrënuara nga tërmeti” shkruan Rama.

Koncerti do të mbahet në Parkun Olimpik të Tiranës më 20 dhjetor, ndërsa biletat, çmimi i të cilave nis nga 1000 lekë, mund ti blini pranë Pallatit të Kongreseve.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!