MENU
klinika

Kujdsuni për veten dhe të tjerët

Çfarë duhet të dish nëse jeton me një person bipolar

16.12.2019 - 18:41

Të jetosh me një person bipolar nuk është aspak e lehtë, kushdo që e ka përjetuar këtë përovjë e di që bëhet fjalë për një sfidë të vërtetë.

Disa e krahasojnë me një ngjitje në mal, pasi emocionet janë jashtëzakonisht të ndryshueshme. Kjo do të thotë që ndonjëherë mund të ngjisësh majën dhe herë të tjera mund të rrëzohesh keq.

Marrëdhëniet njerëzore janë komplekse në vetvete; mendoni se çdo të thotë të jetosh me një person bipolar, humori i të cilit ndryshon vazhdimisht. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në ndryshimet e humorit të një personi me çrregullime bipolare, por është gjithashtu e vërtetë se njerëzit rreth tyre mund të ndihmojnë shumë.

Çfarë është çrregullimi bipolar?

Personat me çrregullim bipolar shfaqin luhatje të vazhdueshme të humorit. Në disa raste ata manifestojnë mani, në raste të tjera, shfaqen depresion. Çrregullimi bipolar është i karakterizuar nga ndryshimet e humorit të cilat, edhe pse janë të nëntipeve të ndryshme, në përgjithësi luhaten mes episodeve të maniakërisë dhe depresive të përziera.

Ndryshime të tilla mund të ndodhin çdo vit në dy ose tre cikle, në raste të tjera, megjithatë, një episod mund të pasohet nga një tjetër për disa ditë.

Çfarë mund të ndodhë gjatë episodeve të maniakërisë?

Kur pacienti kalon në një episod të maniakërisë ai mund të provojë:

-Gëzim të madh, optimizëm, forcë dhe guxim.

-Ankth, nervozizëm ose mërzitje.

-Të flasë shpejt dhe të kalojë nga njëra temë në tjetrën pa pushim.

-Ndihet i aftë të kryejë shumë aktivitete.

-Kreativitet dhe shumë energji.

-Fle pak dhe pushon shumë pak.

-Nëse beson se nevojat e tij nuk po kënaqen ose nuk po merr aq sa dëshiron, mund të vendosë qëllime të papërballueshme.

-Mund të ndërmarrë risqe në lidhje me disa projekte dhe të sillet në mënyrë të pazakontë si p.sh të bëjë blerje të tepërta ose të shpenzojë para në mënyrë të panevojshme.

-Në përgjithësi ka më shumë interes seksual.

 

Çfarë pritet gjatë episodeve depresive?

-Trishtim

-Shqetësim i tepërt dhe ndjenjë braktisjeje.

-Humbje e interesit për aktivitete që më parë e kënaqnin.

-Vështirësi për t’u përqendruar.

-Lodhje, apati.

Siç mund të vihet re, subjektet me çrregullime bipolare mund të luhaten mes të ndjerit në maksimumin e tyre dhe të ndjerët të braktisur plotësisht. Kjo ndodh për shkak të kalimit nga episodi i maniakërisë në atë depresiv.

Si të jetosh me një person bipolar?

Të jetosh me një person bipolar mund të jetë e vështirë. Sidoqoftë, mbështetja e familjes dhe partnerit është vendimtare për mirëqenien e pacientit. Siç tregohet në studimet e kryera, të jetosh me një person i cili ka çrregullime të bipolaritetit nuk është e lehtë. Në shumë raste, personat rreth tyre mund të ndihen të ofenduar ose ta shohin hapësirën e tyre të pushtuar.

Edhe ndjeshmëria e personave të tillë mund të dëmtohet, veçanërisht për sa i përket nevojave seksuale, por hulumtimi tregon se mbështetja është e rëndësishme. Këta njerëz duhet të mbajnë mend se përpjekjet për të ndryshuar sjelljen e personave me çrregullime bipolare nuk do të kenë dobi.

Partnerët sidomos, monitorojnë me kujdes ritualet e tyre ose ndalojnë disa sjellje të caktuara për të parandaluar deprimimin ose zemërimin e tjetrit. Megjithatë, këto nuk janë të mjaftueshme për të evituar reagime e tij.

Këshilla për të bashkëjetuar me një person bipolar

Kërkoni ndihmë profesionale: si për personin që vuan nga ky çrregullim, ashtu edhe për partnerin ose familjarët e tij.

Nëse personi është diagnostikuar, është e rëndësishme ta bëni të kuptojë nevojën për të kërkuar ndihmë, në mënyrë që pas trajtimit, gjërat të shkojnë mirë.

Shfaqja e dashurisë dhe e mirëkuptimit: duke ofruar mbështetje, në vend që të gjykoni ose qortoni. Rekomandimi më i mirë është që t’i lini këtij personi të kuptojë se e doni atë dhe doni më të mirën për të.

Eliminoni stigmat e lidhura me çrregullimet mendore: duhet kuptuar se gjëja e duhur është të shkoni tek psikologu dhe psikiatri, pasi këta profesionist mund të na ndihmojnë për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tonë.

Inkurajoni këta persona të përfshihen në aktivitete fizike, veçanërisht kur ndihen në depresion. Kjo do t’i bëjë të ndihen më mirë dhe të mbështetur. Duhet të transmetoni paqe dhe qetësi.

Mos i bëni të ndihen viktima. Mos u bëni përgjegjës për atë që ndodh. Nëse dëshironi, mund të merrni pjesë në seanca psikoterapie për të bërë që i afërmi tuaj bipolar të ndiejë mbështetjen tuaj.

Çfarë duhet të bëjmë për veten tonë?

Së pari, ne duhet të kujdesemi për shëndetin tonë mendor, në mënyrë që të mos ndihemi nën presion. Kujdesuni për aspektin tuaj fizik, bëni sport,  hani shëndetshëm dhe përfshihuni në aktivitete që ju japin kënaqësi.

Duke ndjekur këto udhëzime, mund të përmirësohemi vetë, por edhe personi që po kalon një periudhë të vështirë për shkak të çrregullimeve bipolare.

Ata që vuajnë nga çrregullimet bipolare ndonjëherë mund të na dëmtojmë, por në përgjithësi kjo nuk ndodh me dëshirë; prandaj është e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale për të menaxhuar episode të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humori juaj ndryshon

Jeni bipolar apo depresiv?

Adoleshentët dhe të rinjtë

Paraliza e gjumit, kujdes!