MENU
klinika

Vettel apo Leclerc?

Kush do të jetë pilot i parë te Ferrari?

17.12.2019 - 20:22

Skuderia Ferrari po i paraprin sezonit të ardhshëm në mënyrë që mos ketë pëplasje sa i takon pilotit të parë dhe të dytë.

Drejtuesit e “kokëkuqes” deklarojnë se nuk do të ketë asnjë hierarki mes dy pilotëve dhe të dy do të jenë të barabartë në startin e sezonit të ri. Mattia Binotto, shefi i Ferrarit, tha:

“Nuk do të ketë asnjë pilot të parë apo të dytë, të dy janë të barabartë. Do të jetë një vit ndryshe, më i mirë shpresoj, pasi njihemi më shumë mes nesh.

Gjithashtu, marrëdhënia mes dy pilotëve tani është në një fazë tjetër. Vettel ishte pilot i parë dhe Charles i dytë, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

Këtë vit kuptuam se ata mund të duelojnë për titullin, ndaj të dy për ne do të jenë kandidatë”. Këtë sezon, Charles Leclerc (i katërti) u rendit më mirë se Sebastian Vettel në renditje (i pesti), duke arritur edhe 2 fitore e 7 “pole position”.