Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se duhet të vihet drejtësia për viktimat e 26 nëntorit.
Bardhi thekson se qytetarët në Thumanë vdiqën nën rrënoja, nga papërgjegjshmëria e qeverisë.
Postimi i Gazmend Bardhit:
Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë.
Asnjë propagandë, me apo pa përdorimin e fëmijëve, nuk e fsheh dot të vërtetën! Qytetarët vdiqen nga papërgjegjshmëria e Qeverisë për të bërë detyrën pas tërmetit të 21 Shtatorit! Institucionet shtetërore neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat në Thumanë deri në momentin fatal të mëngjesit të 26 nëntorit.
#Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit