“Kam lënë vazhda të shumta gjatë jetës”, – shprehet John Steinbeck, një mjeshtër i letërsisë së shekullit të 20-të, i cili vdiq në 20 dhjetor 1968 në moshën 66-vjeçare. Novela si “Minj dhe burra”, “Vilet e zemërimit” apo “Në lindje të Edenit” e bënë të njohur në të katër anët e globit, gjithsesi disa të vërtetave lidhur me të kaluarën e tij iu desh gati gjysmë shekulli që të dilnin në dritë./Konica.al
Steinbeck ishte një njeri i ndërlikuar dhe kontradiktor, shumë më i mistershëm nga sa mund ta kishim imagjinuar. Romancier dhe tregimtar i shquar amerikan i shekullit XX, fitues i çmimit “Nobel” në Letërsi, lindi në vitin 1902 dhe u nda nga jeta më 20 dhjetor 1968. Të shumta janë veprat e shkruara nga John Steinbeck, ndër të tjera “Margaritari”, “Në lindje të Edenit”, “Njerëz dhe minj”, “Vilet e zemërimit” etj. Shkrimtar gjithnjë i shqetësuar, megjithëse me një sukses të jashtëzakonshëm në publik, John Steinbeck i zhvillon aventurat e tij letrare të ngjashme me ekspeditat. Fluturimet profetike u kundërvihen shkëputjeve realiste në një krijimtari të larmishme dhe të bollshme, që një pakënaqësi nxit gjithnjë drejt vendeve të tjera, drejt zhanreve të tjera letrare. Romanet dhe tregimet e shkurtra të John Steinbeck, një aventurier me një ndjeshmëri origjinale, krijojnë epikën nostalgjike të një Amerike që gjithmonë humbet.
Korrespodenti i luftës për “New York Herald Tribune” në 1943, John Steinbeck u bashkua me trupat e GI në bazat e Anglisë, duke ndarë jetën e përditshme të ushtarëve. Ishin pikërisht këto telegrame të paharruara, të zhvarrosura nga arkivat amerikane në vitin 1958, dëshmi e gjallë e talentit të tij si gazetar dhe shkrimtar./Konica.al
John Ernest Steinbeck lindi në Salinas të Kalifornisë në një familje gjermano-irlandeze. Në vitin 1929, ai botoi romanin e tij të parë: “Kupa e artë”, një triller historik i bazuar në jetën e Henry Morgan. Por ishte në vitin 1935, me “Tortilla Flat”, kur ai mori çmimin e tij të parë letrar; medalja e artë për romanin më të mirë të shkruar nga një kalifornian. Më pas, secili prej romaneve dalë nga dora e tij do të bëhej bestseller, veçanërisht “Vilet e zemërimit” (1938, vepra e tij më e mirë, sipas vetë Steinbeck). Libri do të përshtatet për kinemanë në vitin 1940 nga John Ford dhe do të marrë çmimin “Pulitzer”. Në vitin 1944, Steinbeck u largua nga Kalifornia në New York dhe u vlerësua me çmimin “Nobel” për letërsi, në vitin 1962.
Steinbeck ndoqi universitetin “Stanford” në Kaliforni, me ndërprerje midis viteve 1920 dhe 1926, por nuk u diplomua. Para se librat e tij të kapnin majat e suksesit, autorit iu desh të kalonte një kohë të konsiderueshme duke bërë punë krahu, në të njëjtën kohë shkruante. Përvojat e jetës personale u dhanë origjinalitet përshkrimeve të jetës së punëtorëve në tregimet e tij. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qarkun Monterey, California, që më vonë ishte krijimi i disa prej trillimeve të tij.
Fama e Steinbeck-ut, mbështetet kryesisht në romanet natyraliste me tema proletare, që ai shkroi në vitet ’30-të. Pikërisht në këto vepra bie në sy ndërtimi i strukturave të pasura simbolike dhe orvatjet e tij, për përçimin e cilësive mitopike dhe arketipike, duke bërë që personazhet të jenë më pranë reales.
Mori çmimin “Nobel” në letërsinë, në vitin 1962, “për shkrimet e tij realiste dhe imagjinare, duke ndërthurur ashtu siç duhet humorin e hollë dhe perceptimin e gjallë shoqëror”, si dhe “Medaljen e Lirisë së Shteteve të Bashkuara” në vitin 1964./Konica.al