Ai mbetet përherë në qendër të vëmendjes, me fjalë, me gjeste, me batuta dhe me plot gjëra të tjera. Natyrisht, Diego Armando Maradona është legjendë.
Argjentinasi është kthyer të flasë dhe e ka bërë në lidhje me tema që nuk kanë lidhje me botën e futbollit. El Pibe de Oro ka bërë disa zbulime të pabesueshme mbi jetën e tij personale për TycSport.
UFO – Maradona ka bërë një rrëfim të veçantë: “Nëse besoj tek UFO-t? Një herë, kisha pirë shumë dhe nuk isha kthyer në shtëpi për tri ditë. Kur u ktheva kam thënë se më kishin rrëmbyer UFO-t. ‘Më rrëmbyen, por nuk mund të them më shumë’”.
HERA E PARË – Më pas ka ardhur zbulimi me pullë të kuqe: “Hera ime e parë? Isha 13 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në një bodrum me një zonjë më të madhe. Unë isha sipër dhe ajo lexonte një gazetë…”.