MENU
klinika

Sukseset e presidentit rus

Kjo ishte dekada e Putinit!

20.12.2019 - 16:47

Vladimir Putin u zgjodh për herë të parë president i Rusisë në 2000, por ka qenë në dekadën që nga viti 2010 udhëheqja e tij ka ndikuar shumë tek vendi.

Pas disa vitesh pasiguri dhe paqëndrueshmëri pas rënies së Bashkimit Sovjetik, politikat e Putinit e kanë bërë Rusinë moderne atë që është tani. Këtë dekadë politikat e tij u konsoliduan.

Dhjetë vjet më parë, Putin ishte kryeministri i Rusisë. Nga 2000-2008, ai kishte shërbyer në dy mandate si president. Ai me siguri do të kishte fituar një të tretë, nëse kushtetuta do ta lejonte atë të qëndronte. Kështu, në vitin 2008, ai u largua. Dmitry Medvedev e mori postin, vetëm për një mandat.

Por Putin ishte akoma njeriu më i fuqishëm i Rusisë.

Lufta me Gjeorgjinë tregoi më qartë se çfarë do të ndodhtte më pas. Rusia e portretizoi fushatën e saj ushtarake në Gjeorgji si një veprim për të mbrojtur civilët dhe trupat ruse të vendosura në Osetinë e Jugut.

Në fillim të vitit 2014, presidenti miqësor me Moskën, Viktor Janukoviç, u largua nga vendi pas protestave që shkuan deri tek shfaqje të dhunshme, që shkaktuan edhe vdekje.

Në mars të vitit 2014, trupat ruse, pushtuan gadishullin e Krimesë, që kishte qenë territori i Ukrainës që nga vitet ’50.

Megjithatë, 85% e rusëve e mbështesnin Putinit. Por, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera vendosën sanksione ndaj kompanive dhe individëve.

Në vitin 2017, kryeministrja e atëhershme britanike, Theresa May, akuzoi Rusinë për kryerjen e aneksimit të parë me forcë të territorit në Evropë “që nga Lufta e Dytë Botërore”. May paralajmëroi: “Veprimet e Rusisë kërcënojnë rendin ndërkombëtar.”

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj dekade kanë qenë disi të tensionuara.

Zgjedhja e Presidentit Donald Trump në nëntor 2016 ishte një tronditje për të gjithë. Akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhje bënë që të niste hetimi nga Këshilltari Special Robert Mueller. Hetimi nuk vërtetoi që Trump kishte bashkëpunuar me Rusinë.

Në mes të kësaj dekade, ndërhyrja e Rusisë në Siri solli një ndikim të ri në Lindjen e Mesme.

Me SHBA dhe aleatët e saj që hezitojnë të përfshihen, Rusia vuri re një vakum politikash. Fushata ushtarake që Moska ka zhvilluar në Siri që nga viti 2015, e kombinuar me lidhjet ekzistuese me Iranin, dhe ato me Arabinë Saudite, e kanë bërë Rusisë fuqinë kryesore të jashtme në rajon.

Deri në vitin 2024, ai do të ketë qenë në kulmin e fuqisë ruse për një çerek shekulli. Por është kjo dekadë që ka përcaktuar Rusinë post-sovjetike mbase më shumë se çdo gjë që nga rënia e komunizmit në 1991.

Rusia nën udhëheqjen e Putinit e ka përcaktuar rolin e saj të ri në botë, megjithëse jo ashtu siç perëndimi e ka mirëpritur.

James Rodgers

Përkthyer dhe përshtatur/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cila është "shënjestra" e radhës?

Putin nuk do të ‘ngatërrohet’ më me NATO-n


Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen