Koncerti “Për me u ndje mirë” bashkon në Tiranë, artistët Elina Duni dhe Vlashent Sata. Të ardhurat nga shitja e biletave, do të shkojë në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ndërkaq, Elina Duni, ka mbërritur nga Anglia dhe Vlashent Sata nga Parisi, për koncertin “Për me u ndje mire”. Këngëtarët janë bërë bashkë, për t’i dhënë zë kauzës së fëmijëve me aftësi ndryshe.
Për këngëtaren Elina Duni, muzika duhet të jetë përbashkuese, ndaj ftesës së koncertit të bamirësisë nga “Dawn Syndrom Albani”, i tha menjëherë ‘po’.
“Jam e lumtur që mund ta bashkoj zërin tim, për një kauzë të tillë. Muzika është ushqim për shpirtin”, – u shpreh, Duni.
Mesazhet, sipas Vlashent Satës, do të jenë njerëzore, të thjeshta dhe të vërteta.
“Fakti që ne jemi bashkë, na bën më shumë të gjithë bashkë, pa mbiemra. Muzika që bëjmë është bëjë muzikë që, duke u shfaqur edhe nga ana artistike përmbush të gjithë misionin tonë”, – theksoi, Sata.
Koncerti i shumëpritur, do të mbahet mbrëmjen e të shtunës, në sallën e Katedrales Ortodokse.