MENU
klinika

Santi Vata u lëndua nga tërmeti

Balaj e Roshi surprizojnë djaloshin 10-vjeçar

21.12.2019 - 13:39

Ka qenë një ditë speciale për djaloshin 10 vjecar Santi Vata. Ai është vizituar nga dy lojtarët e kombëtares kuqezi, Bekim Balaj dhe Odise Rosi, në Spitalin e Traumës.

Vata ndodhet i shtruar dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, pasi u lëndua gjatë tërmetit fatal të 26 nëntorit. Një fanellë kuqezi, me emrin e tij mbrapa, ka qenë “qershia mbi tortë” e kësaj vizite, që ia ka bërë këtë të shtunë të veçantë 10-vjeçarit.

Ka qenë FSHF-ja, ajo që ka bërë me dije gjithçka, përmes faqes së vet në internet, teksa shkruan: “Vogëlushi 10-vjeçar, Santi Vata, ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tërmeti që goditi vendin tonë, fatkeqësisht e la të lënduar si dhe dëmtoi rëndë shtëpinë e tij. Një surpizë për të ishte vizita që FSHF organizoi për këtë tifoz të vogël e të zjarrtë të kombëtares.

Futbollistët e kombëtares sonë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, erdhën posaçërisht në Tiranë për ta takuar Santin dhe për t’iu gjendur pranë në këtë moment të vështirë.

Balaj dhe Roshi i kanë dhuruar tifozit të vogël një fanellë të kombëtares me emrin e vogëlushit, me numrin 10, me rmat e tyre, si dhe një top.

Dy djemtë e suksesshëm të kombëtares i kanë dhënë kurajo dhe forcë Santit dhe i kanë premtuar se do ta marrin në “Air Albania Stadium” në një nga ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses sonë.”

“Jemi përfshirë në mënyrë aktive, që nga dita e parë si futbollistë të kombëtares, së bashku edhe më shumë familjarë, miq e kolegët tanë futbollistë të kombësive të ndryshme, në klubet ku jemi të angazhuar, që të ndihmojmë në këtë fatkeqësi– tha Bekim Balaj.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak