MENU
klinika

AKU jep arsyet

Asgjësohen 280 kg ushqime e 6 mijë litra pije joalkoolike

23.12.2019 - 10:58

Drejtoria Rajonale e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, AKU, Fier, ka kryer procedurën e asgjësimit të produkteve ushqimore.

Shkak ishte tejkalimi i afatit të përdorimit, pas kërkesës së vetë subjektit, në respektim të detyrimeve që përcakton ligji.

AKU bëri verifikimet për të ndjekur gjurmueshmërinë e produkteve në fjalë, sipas listës të paraqituar nga subjekti, konkretisht të 280.78 kg produkte ushqimore dhe 6018.33 litra pije joalkoolike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se, “siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithë secilit.”