MENU

Detajet

Godet AKU, bllokon 4 subjekte në Tiranë e Lushnje

14.08.2019 - 20:28

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit ka “goditur” të tjera raste të subjekteve që ushtrojnë aktivitet pa licencë.

AKU thotë se subjektet janë gjobitur, për shkak se ata kanë shkelur sigurinë ushqimore.

Në njoftim thuhet se për shkeljet e konstatuara, subjektet kanë marrë gjobë në shumën 6.81 milionë lekë.

Subjektet që janë gjetur në shkelje vepronin në Tiranë, Spille dhe në Lushnjë.

Njoftimi i AKU:

AKU NDËRPRET AKTIVITETIN NË 4 SUBJEKTE, RESTORANTE DHE MAGAZINA USHQIMORE TË PALICENCUARA. KUNDRAVAJTJET NDËSHKOHEN ME 6.81 MILION LEKË

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Tiranë dhe Fier ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Magazinë ushqimor”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 6,810,000 lekë dhe “Ndërprerje aktiviteti” për 4 subjektet.

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!