MENU
klinika

2019 shuan një tjetër yll!

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e ‘Vajzave me kordele të kuqe’

24.12.2019 - 22:05

Është shuar në moshën 66-vjeçare në Gjermani aktorja e njohur e Teatrit të Kukullave Eva Pëllumbi. Prej 30 vitesh jetonte me familjen në Gjermani, aty ku do t’i bëhet edhe varrimi.

Aktorja është e njohur për publikun shqiptar për rolet në disa filma. Eva Pellumbi lindi me 28.03.1953 ne Tirane. Aktiviteti i saj ne skene filloi ne moshe te vogel ne pallatin e pionierve. Me tej vazhdoi per kanto ne Liceun artistik dhe ne Akademine e Arteve.

Në moshen 17 vjecare ishte pjese e skenes se Estrades, ku ne krah te znj. Anita Take debutoi me shume sukses si imitatorja e pare e skenes shqiptare. Me tej ne Teatrin e kukullave u dha fryme roleve te shumte, nder te cilet eshte per tu permendur roli i pavdekshem i Pinokut, i cili ka mbetur ne mendje te te gjithe femijve te viteve 80-90, mbase edhe e prinderve te tyre.

Njekohesisht ka pasur edhe role ne filmin artistik “Vajzat me kordele te kuqe“ ku ka shfaqur edhe njehere talentin e madh si imitatore, ne filmin “Enderr per nje karrike” dhe role episodike ne filmin “Kapedani“ dhe “Eja“. Paralelisht punoi per vite me rradhe ne kinostudio dhe u dha zerin e saj qindrave karaktereve te filmit vizatimor, nder to zerin e Çufos, Papagallit ne “dy Gosti“, mama dhise dhe kecave e shume e shume te tjere, madje disa karaktereve te nje filmi.

Eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 90, pasi ishte e pamundur per te si grua e nene e vetme te merrte nga ai pushtet cmimet e merituara. Jeton ne veri te Gjermanise bashke me partnerin e saj si dhe vajzen & familien e saj, ku mbas veshtiresive te fillimit punoi mbi 24 vite si mesuese ndihmese e skenes se show & teater duke u shoqeruar me dashurine e madhe te femijve dhe duke i ndenjur prane pasionit te saj, skenes!

2019 ka qenë një vit i trishtë për artin shqiptar, pasi ka marrë emra të njohur si; Shpresa Bërdëllima, Valentina Caci, Marika Kallamata dhe Mira Minga Jupi, por edhe parodistin e Vlorës, Muhamet Lika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po kukullat kur folën shqip?

Teatri dita ndërkombëtare